Kombinimi magjik i mjaltit dhe kanellës që shëron shumë sëmundje

  • 01 October 2019 - 14:20
Kombinimi magjik i mjaltit dhe kanellës që shëron shumë sëmundje

Kombinimi i këtyre dy artikujve natyralë është aq shërues, saqë secili do të duhej t'i konsumonte. Shkencëtarët sot, mjaltin e pranojnë si ilaç shumë efikas për të gjitha llojet e sëmundjeve. Në vijim ju paraqesim një listë të shkurtër të sëmundjeve, që mund t'i shëroni duke e kombinuar mjaltin dhe kanellën.

HUMBJA E FLOKËVE

Ata që vuajnë nga humbja e flokëve apo tullacëria mund ta përgatisin një masë nga vaji i ngrohtë i ullirit, një lugë të supës mjaltë dhe një lugë të vogël pluhur kanelle. Para pastrimit ta mbani në kokë për 15 minuta, e më pas t'i shpëlani flokët. Është shumë efektive nëse e mbani madje vetëm pesë minuta.

FTOHJET

Ata të cilët vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo ftohjet serioze, tri ditë rresht duhet të marrin nga një lugë mjaltë të vakët me 1/4 e një luge të vogël kanellë në pluhur në ditë. Ky proces do të shërojë shumicën e kollave kronike, ftohjeve, si dhe do t'i pastrojë sinuset.

DHIMBJET NË STOMAK

Mjalti i përdorur me pluhur kanellë shëron dhimbjet në stomak, si dhe largon të thatit nga stomaku. Në bazë të disa studimeve të bëra në Indi dhe Japoni, është zbuluar që nëse merrni mjaltin në kombinim me kanellë, atëherë do të liroheni edhe nga gazrat.

SËMUNDJET E ZEMRËS

Përgatitni një masë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës dhe lyeni bukën në vend të xhemit. Kjo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe i shpëton pacientët nga sulmi në zemër. Po ashtu, ata që tashmë e kanë përjetuar sulmin, janë larg përsëritjes së tij nëse aplikojnë këtë mënyrë të ushqimit. S

ISTEMI IMUN

Përdorimi ditor i mjaltit dhe pluhurit të kanellës forcon sistemin imun dhe e mbron trupin prej baktereve dhe sulmeve virusale. Shkencëtarët kanë vërtetuar që mjalti posedon vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të madhe. Përdorimi konstant i mjaltit forcon rruazat e bardha të gjakut në luftë me bakteret dhe sëmundjet virusal.

DHIMBJET E DHËMBIT Do të ishte mirë të përgatisni masën prej një luge të çajit pluhur të kanellës dhe pesë lugë mjaltë dhe ta vendosni në dhëmbin që dhemb. Kjo mund të bëhet tri herë në ditë deri në momentin kur ndaloni të ndjeni dhimbje.

(Kosova Sot Online)