Përgatiteni vetë ilaçin kundër virozës dhe ftohjes

  • 01 October 2019 - 15:12
Përgatiteni vetë ilaçin kundër virozës dhe ftohjes

Adëshironi që në mënyrë krejt natyrale dhe të shëndetshme ta forconi trupin dhe ta mposhtni ftohjen dhe virozën me një recetë të thjeshtë dhe të shijshme me përbërësit që i keni në kuzhinë? Temperaturat e luhatshme dhe të larta për këtë periudhë të vitit, pos dhimbjeve të kokës dhe pagjumësisë, kanë sjellë edhe viroza të ndryshme, të përcjella me pezmatim të sinuseve, kollë dhe rënie të përgjithshme të sistemit imun. Nëse këto të gjitha i përgjigjen gjendjes tuaj, në vijim ju paraqesim recetën që ju bën të ndiheni krejt ndryshe, krejt të shëndoshë.

PËRBËRËSIT:

- 6 limonë, 1 thelb të hudhrës, 2 lugë xhenxhefil pluhur, 2 lugë mjaltë, 3 gota lëng ananasi, ¼ e lugës speca djegës pluhur.

PËRGATITJA:

1. Në enën për përzierje copëtoni të gjashtë limonët. 2. Shtojani të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë, derisa nuk e merrni një masë të lëngshme të bashkuar. 3. Përmbajtjen e vendosni në enë prej xhami dhe e dërgoni në frigorifer. 4. Çdo ditë pini nga katër gota të këtij ilaçi, derisa simptomat të mos zhduken. 


(Kosova Sot Online)