Vetitë shëruese të hudhrës

  • 02 October 2019 - 09:03
Vetitë shëruese të hudhrës

Dihet që hudhra është e shkëlqyeshme për shëndet dhe forcimin e sistemit imun, prandaj duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit. Provoni të hani dy thelpinj në ditë dhe në këtë mënyrë hiqni qafe bakteret e dëmshme dhe viruset. '

Receta natyrale' kundër ftohjes gjithmonë përmban hudhër, e ky është fakt që nuk ndryshon. Hulumtimet kanë treguar që hudhra ndihmon te ftohjet, e për ta përgatitur shurupin kundër kollës nevojitet që hudhrën e copëtuar ta shtoni në ujë të vluar dhe ta lini të veprojë për pesë minuta, e kulloni dhe më pas e pini lëngun. Nëse keni probleme me aknet, copëtoni një thelb në gjysmë dhe e vendosni në hapësirat problematike.

Nëse këtë mënyrë e përdorni rregullisht, substancat kundër bakteriale që i posedon hudhra da ta zbukurojnë tenin tuaj. Është shërues edhe për urdhjen, duke vendosur atë në hapësirën e infektuar. Po ashtu, është shërues edhe kundër kërpudhave në shputa.

Qëroni disa hudhra dhe i shtoni në ujin e vluar, në të cilin ujë më pas do t'i vëni këmbët tuaja. Hudhra, besoni apo jo, mund të përdoret edhe në punët shtëpiake. Me të mund të rregulloni xhamin e pëlcitur. Kështu, në linjën e pëlcitur të xhamit shtoni hudhër të imtësuar dhe do të parandaloni pëlcitjen e mëtutjeshme të xhamit.

(Kosova Sot Online)