Me çokollatë kundër kollës

  • 02 October 2019 - 09:05
Me çokollatë kundër kollës

Ky lajm do të gëzojë të gjithë adhuruesit e çokollatës! Në fakt, ëmbëlsira e preferuar ndihmon në qetësimin e kollës kronike, ka treguar një studim i shërbimin shëndetësor nacional britanik. Në hulumtim kishin marrë pjesë 300 britanikë me problem të theksuar të kollës së thatë, e që e kishin shëruar përmes alkaloidit të thartë nga kakao. Shërimi kishte zgjatur 14 ditë.

Doza ditore e substancës teobrominë, në të cilën ishin bazuar pacientët ishte 1.000 mg, e rezultatet kanë treguar zvogëlimin e kollës për 60 për qind. Në studimin e dytë, të cilin e kishte bërë Instituti Nacional i Britanisë për zemër dhe mushkëri, ka zbuluar që teobromina bllokon sensorat në tru që shkaktojnë kollën. Pos në çokollatë, teobromina gjendet edhe në prodhimet e tjera ushqyese që përmbajnë kakao dhe në gjethet e çajit.

Sasia e teobrominës në kakao pluhur ndryshon nga dy deri në 10 për qind. Sasia e teobrominën në 100 g çokollatë të zezë është rreth 1.600 mg, në çokollatën ëmbëltuar rreth 500 mg, e në çokollatën me qumësht vetëm 200 mg. Por, çokollata mund të mos jetë zgjidhje për gjithë jetën, pasi që kolla mund të kthehet pas ndalimit me "terapinë me çokollatë".

(Kosova Sot Online)