Ushqimet që ndihmojnë në zbutjen e stresit

  • 03 October 2019 - 08:34
Ushqimet që ndihmojnë në zbutjen e stresit

Stresi është një realitet i pamohueshëm i përditshmërisë tonë dhe këtë e pranojnë si mjekët, po ashtu edhe shkencëtarët. Për ta zbutur sadopak këtë dukuri shqetësuese, që ndikon negativisht në shëndetin tonë, në vijim ju paraqesim gjashtë ushqime, me konsumimin e të cilave mund ta zbutni stresin.



KARBOHIDRATET KOMPLEKSE

T ë gjitha karbohidratet e nxitin trurin në prodhimin e më shumë serotonine. Për t'u furnizuar me këtë substancë, që na bën të ndihemi mirë, më së miri është të hamë karbohidratet komplekse, të cilat marrin më shumë kohë për t'u tretur. Zgjedhje më e mirë është të hani bukë drithi, pasta dhe drithëra të tjera për kafjall. Këto lloj karbohidratesh po ashtu ju ndihmojnë që të ndiheni të ekuilibruar, për sa i përket nivelit të sheqerit në gjak.

PORTOKAJTË

Portokajtë i prijnë listës për posedim të vitaminave C. Studimet sugjerojnë se kjo vitaminë mund t'i reduktojë shtresat e hormonit të stresit, derisa në anën tjetër forcon sistemin imun. Në një studim të njerëzve me shtypje të lartë të gjakut, shtypja e gjakut dhe shkallët e kortizolit (hormon i stresit) ishin kthyer në normale.

AVOKADOT

Një ndër mënyrat për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut është të furnizoheni me kalium, dhe një gjysmë avokado posedon më shumë nga ky mineral se sa një banane e mesme. Avokado është aleati juaj dhe është zgjidhje e mirë kur ju kaplon stresi, por kini kujdes, avokado posedon shumë yndyrë dhe kalori, prandaj kujdes me porcionet!

ÇAJI I ZI

Duke konsumuar çaj të zi mund t'i ndihmoni vetes tuaj të shëroheni më shpejt, si pasojë e ngjarjeve stresuese. Një studim kishte krahasuar njerëzit që kishin konsumuar 4 gota çaj të zi në ditë me ata që kishin konsumuar diçka tjetër. Kjo kishte zgjatur për 6 javë. Konsumuesit e çajit kishin pasur nivel më të ulët të kortizolit, hormonit të stresit.

QUMËSHTI

Një tjetër artikull ushqimor, para se të shkoni në shtrat, që largon stresin është një gotë e qumështit të ngrohtë. Studiuesit tregojnë se kalciumi me lehtësi largon ankthet dhe ndryshimet e disponimit gjatë periudhës së PMS-së. Ekspertët e dietave zakonisht rekomandojnë qumësht me pak yndyrë.

KARBOHIDRATET E THJESHTA

Personat që janë në dietë zakonisht ju drejtojnë te karbohidratet e thjeshta, ku përfshihen ëmbëlsirat dhe lëngjet. Por, këto ushqime mund të arrijnë kulmin për pak kohë. Ato treten shumë lehtë, duke nxitur serotoninën. Por, kjo nuk zgjat për shumë kohë dhe ekzistojnë opsione më të mira. Kështu, për t'u liruar nga stresi, mos e bëni këtë shprehi.

(Kosova Sot Online)