Në çfarë mënyre kafeja mund ta ulë rrezikun e diabetit

  • 03 October 2019 - 08:43
Në çfarë mënyre kafeja mund ta ulë rrezikun e diabetit

Konsumimi i katër apo më shumë gotave me kafe mund ta ulë rrezikun për t'u prekur nga diabeti për 25 për qind, në bazë të një studimit të fundit. Ky studim ka zbuluar që konsumimi i kafesë së filtruar të dekafeinuar në kohë të drekës po asht është koha më e përshtatshme për ta konsumuar atë dhe për ta ulur rrezikun për diabet.



Rreziku për zhvillimin e diabetit po ashtu bie edhe për më shumë se shtatë apo tetë për qind të tjera për secilën gotë që e pini, përderisa studimi tregon se konsumimi i kafesë nuk shton rrezikun për t'u prekur nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni ose pika në tru. Instituti për Informata Shkencore rreth Kafesë në Zvicër e ka shënuar Ditën Botërore kundër Diabetit duke publikuar raportin e saj vjetor për diabetin, që kishte mbledhur në një vend shkencëtarët, të cilët kishin vërtetuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga kafeina.

Një nga studimet e tjera ka vërtetuar që tri deri katër gota kafe në ditë mund ta reduktojnë rrezikun për t'u prekur nga diabeti për një të katërtën, kur krahasohet me ata që konsumojnë më pak se dy kafe për ditë. 

(Kosova Sot Online)