Katër artikuj, për të cilët kurrë nuk do të dyshonit se shkaktojnë kancerin

  • 03 October 2019 - 14:51
Katër artikuj, për të cilët kurrë nuk do të dyshonit se shkaktojnë kancerin

Ndoshta kurrë nuk do të mendonit se këta artikuj ushqimorë mund të jenë kancerogjenë, por disa studime vërtetojnë se janë.

KAFEJA INSTANT

Përmban akrilamide, të cilat i përmban edhe ushqimi i pasur me karbohidrate, e përgatitur në temperatura tepër të larta, si çipsi apo patatet e skuqura. Si ta shmangni? Përdoreni kafenë e zezë, kafenë e pjekur, sepse përmban më pak akrilamide.

VAJI I PESHKUT

Revista "Journal of National Cancer Institute" ka bërë me dije se si dozat e mëdha të aminoacideve omega 3 mund ta shkaktojnë kancerin e prostatës. Si ta shmangni? Mbajuni dozës së sugjeruar. Autori i studimit, Theodore Brasky, këshillon që brenda një jave të konsumohen vetëm dy shujta me peshk të yndyrshëm.

GOTAT E KAFESË PREJ LETRE

Përveçse janë të dëmshme për ambientin, janë të dëmshme edhe për shëndetin tuaj. Përmbajnë stiren, i cili mund të jetë kancerogjene. SI ta shmangni? Nëse tashmë blini kafe për jashtë, atëherë përcaktohuni për një gotë tjetër.

ORIZI I VRUGËT

Ekspertët nga "Aberdeen University" kanë zbuluar që orizi i vrugët përmban më shumë arsen në pjesën e tij të jashtme sesa orizi i bardhë. Si ta shmangni? Para zierjes pastrojeni mirë. Sasia e ujit dhe orizit do të duhej të jetë 6:1, për shembull 300 mililitra ujë dhe 50 gramë oriz. Nuk sugjerohet të hani më shumë se dy herë në javë.

(Kosova Sot Online)