Djersitja na bën mirë!

  • 04 October 2019 - 10:51
Djersitja na bën mirë!

Ë shtë dëshmuar se djersitja ndihmon në humbjen e kileve të tepërta, por duhet pasur kujdes që të mos i humbni lëngjet. Ushtrimet që shkaktojnë djersitje janë të mira për qarkullim të gjakut. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për vrapim, ngasje të biçikletës, ngritje të peshave, apo për një shëtitje të thjeshtë, përshpejtimi i punës së zemrës dhe metabolizmit janë të dobishme për tërë trupin.



Djersa nxjerr jashtë organizmit helmet dhe papastërtinë, si dhe hap poret e lëkurës. Pasi që të djersiteni mirë e mirë, mos harroni që ta pastroni lëkurën, në mënyrë që ta hiqni tërë papastërtinë. Lëkura juaj do të jetë shkëlqyese dhe e shëndetshme. Nuk ekziston ilaç më i mirë kundër stresit, sesa një djersitje e mirë. ushtrimet trupore e rrisin disponimin. Po ashtu, studimet janë treguar se ushtrimet e rregullta ndihmojnë në pastrimin e organizmit, duke zvogëluar edhe rrezikun nga formimi i gurëve në veshka. 

(Kosova Sot Online)