Efekti çudibërës i pikave tibetiane

  • 04 October 2019 - 15:36
Efekti çudibërës i pikave tibetiane

Në gërmadhat e një tempulli të lashtë tibetian, ekspedita e UNESCO-s në vitin 1971 ka gjetur një recetë të shkruar në tabela të argjilës, e cila thuajse është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.

Thuhet se receta, si dhe udhëzimet sesi të përdoret ilaçi, janë të vjetra rreth 5000 vjet. Ky ilaç e çliron organizmin nga shtresat e dhjamit, e përmirëson këmbimin e materieve dhe elasticitetin e enëve të gjakut dhe qelizave. Në të njëjtën kohë parandalon edhe infarktin, sklerozën, apopleksinë dhe formimin e tumoreve. Eliminon shushuritjen në kokë, e përmirëson shikimin, e shumëçka më tepër. Nëse i përmbaheni me përpikëri, atëherë kjo recetë e përtërin tërë organizmin.

RECETA E PIKAVE TIBETIANE (TË MURGJVE TIBETIANË):

Të pastrohen mirë e mirë 350 g hudhra, mundësisht vendore, të grihen imtë dhe të shtypen me shtypës të drunjtë, apo të argjilës. Ashtu të imtësuara, hudhrat qiten në 300 g të alkoolit 96%. Enën duhet mbyllur mirë dhe përzierjen duhet ruajtur në të ftohtë për dhjetë ditë. Më pas, këtë masë e kulloni me anë të një stofi të fortë. Lëngun e përfituar e vendosni në një enë adekuate, apo në ndonjë shishe të mbyllur, duke e vendosur në vend të ftohtë, ku duhet të rrijë 2-3 ditë. Tani mund të fillohet tretmani.

TRETMANI ME PIKA TË MURGJVE TIBETIANË:

Në 50 gramë të qumështit me temperaturë të dhomës qitni me pikatore numrin e nevojshëm të pikave edhe atë saktësisht sipas këtij programi: Dita e parë - për kafjall 1 pikë - për drekë 2 pika - për darkë 3 pika Dita e dytë - për kafjall 4 pika - për drekë 5 pika - për darkë 6 pika Dita e tretë - për kafjall 7 pikë - për drekë 8 pika - për darkë 9 pika Dita e katërt - për kafjall 10 pikë - për drekë 11 pika - për darkë 12 pika Dita e pestë - për kafjall 13 pikë - për drekë 14 pika - për darkë 15 pika Dita e gjashtë - për kafjall 15 pikë - për drekë 14 pika - për darkë 13 pika Dita e shtatë - për kafjall 12 pikë - për drekë 11 pika - për darkë 10 pika Dita e tetë - për kafjall 9 pikë - për drekë 8 pika - për darkë 7 pika Dita e nëntë - për kafjall 6 pikë - për drekë 5 pika - për darkë 4 pika Dita e dhjetë - për kafjall 3 pikë - për drekë 2 pika - për darkë 1 pikë Dita e njëmbëdhjetë - për kafjall 25 pikë - për drekë 25 pika - për darkë 25 pika Të vazhdohet me konsumim të pikave tri herë në ditë nga 25 pika derisa të harxhohet tërë tretësira. Preferohet që ky tretman të përsëritet edhe pas 5 vjetësh.

(Kosova Sot Online)