Pse duhet të hamë qepë më shpesh

  • 04 October 2019 - 15:55
Pse duhet të hamë qepë më shpesh

Shpeshherë injorohet fakti që qepa është një ushqim tepër i shëndetshëm. Ajo është e pasur me substanca sulfurike, të cilat pengojnë trashjen e gjakut, ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe përmirësojnë funksionin qelizor.

Qepa është e dobishme edhe për eshtrat. Ato rrisin dendësinë e eshtrave, duke u bërë kështu të dobishme sidomos për femrat në menopauzë. Vetëm me përdorimin e përditshëm të qepëve vjen deri te forcimi i eshtrave. Sasia e madhe e sulfurit në kepë është e dobishme për indin lidhor.

Qepa është e dobishme edhe kundër inflamacioneve, meqë përmban shumë antioksidues. Tanimë është dëshmuar se qepa e ulë rrezikun për disa lloje të kancerit, bile edhe nëse konsumohet në sasi jo aq të mëdha. Qepa ka potencial që ta përmirësojë balancin e sheqerit në gjak, si dhe t'i parandalojë infeksionet bakteriale. Qepa, e cila qëndron e grirë për një kohë të gjatë dhe që i ekspozohet temperaturës së lartë më gjatë se dhjetë minuta, i humb vetitë e saj shëruese.

(Kosova Sot Online)