Dobitë e ëmbla të çokollatës së zezë

  • 05 October 2019 - 08:50
Dobitë e ëmbla të çokollatës së zezë

Një numër i madh i hulumtimeve janë bërë rreth çokollatës së zezë, e në secilin prej tyre zbulohet nga një dobi e re.

TRURI

Çokollata e zezë posedon antioksiduesit që nxitin qarkullimin e gjakut në hapësirën e mbarë trupit, përfshirë këtu edhe trurin. Në këtë mënyrë nxit kujtesën dhe përqendrimin.

ZEMRA

Çokollata e zezë mund të ndihmojë në rregullimin e shtypjes së gjakut. Është vërtetuar që konsumimi i përditshëm i sasive të vogla të çokollatës së zezë mundet ta ulë rrezikun për sulm në zemër për 20 për qind. DISPONIMI Çokollata e zezë nxit lirimin e hormoneve të lumturisë dhe ndihmon në parandalimin e ndryshimeve të disponimit.

HUMBJA NË PESHË

Ekspertët kanë konstatuar që përdorimi i përditshëm i çokollatës së zezë ndihmon në mbajtjen e një linje të shëndetshme trupore, duke nxitur humbjen në peshë, sepse kënaq nevojat për ëmbëlsirat.

(Kosova Sot Online)