Sezoni i gripit po fillon: dhëmbët tuaj? Antibiotiku më i fortë, nga natyral

  • 05 October 2019 - 14:58
Sezoni i gripit po fillon: dhëmbët tuaj? Antibiotiku më i fortë, nga natyral

Këtë recetë thjesht duhet ta kujtoni, sepse sezoni i gripit dhe i ftohjeve po na troket në derë. Ky antibiotik natyral posedon ndikim kundër pezmatues që pos se forcon sistemin imun, vret edhe bakteret dhe shkaktarët e sëmundjes. Për dallim prej antibiotikëve sintetikë, të cilët mund t'i blini në barnatore, ky ilaç nuk shkakton efekte të dëmshëm anësore për tretjen tuaj dhe mikroflorën e zorrëve, kështu që është shumë i sigurt për ta përdorur. Kurkuma përmban substancën kurkuminë, polifenole, që kanë rreth 150 dobi, midis tyre kundër inflamacioneve, antikancerogjene dhe antioksiduese. Me konsumimin e mjaltit dhe kurkumës përmirësoni tretjen dhe shtoni numrin e baktereve të mira në zorrë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

- 100 g mjaltë të papërpunuar, 1 lugë kurkumë pluhur. I përzieni të dy përbërësit dhe i vendosni në një kavanoz të pastër.

SI TA PËRDORNI KËTË ILAÇ?

Porsa t'i vëreni simptomat e para të ftohjes apo gripit ilaçin merrni në këtë mënyrë: Dita e parë: merrni gjysmë luge të ilaçit çdo orë. Dita e dytë: merrni gjysmë luge të ilaçit çdo dy orë. Dita e tretë: merrni gjysmë lugë të ilaçit tri herë në ditë. 


(Kosova Sot Online)