Vetitë shëruese të kajsive

  • 05 October 2019 - 18:12
Vetitë shëruese të kajsive

Kajsitë janë disa nga frutat e shëndetshme. Përveçse janë të shijshme, ofrojnë edhe shumë veti shëruese. Janë të pasura me vitamina dhe minerale. Sipas "World Health Foods", kajsitë janë të pasura me vitamina A, që është përgjegjëse për të pasur shikim më të mirë, pastaj vitamina C, e cila njihet për forcimin e sistemit imun dhe mbron organizmin kundër sëmundjeve dhe infeksioneve. Vitamina C përmirëson prodhimin e kolagjenit derisa ngadalëson plakjen e lëkurës, duke e bërë atë të duket sa më e re.

Kajsitë përmbajnë bakër, që është kuq në disa procese metabolike për organet në trup. Kaliumi është i rëndësishëm për ekuilibrin e lëngjeve derisa parandalon grumbullimin e lëngjeve në trup dhe ndikon pozitivisht në shëndetin kardiovaskular. Fibrat promovojnë shëndetin e procesit të tretjes dhe ndikon në nxitjen e trupit për të hequr qafe mbetjet e dëmshme nga ushqimet, helmet dhe parandalon efektin e radikalëve të lirë. Së bashku me fibrat, të cilat largojnë helmet nga trupi, falë antioksiduesve që përmbajnë, kajsitë e luftojnë kancerin falë antioksiduesve. Sipas "Organic Facts", farat e frytit po ashtu ndihmojnë në trajtimin e kancerit, pasi që janë të pasura me karotenoide dhe antioksidues. 

(Kosova Sot Online)