A mundet kafeja ta parandalojë mbipeshën?

  • 06 October 2019 - 09:43
A  mundet kafeja ta parandalojë mbipeshën?

Konsumimi i kafesë mund të ndihmojë në parandalimin e mbipeshës, pohojnë shkencëtarët. Një studim i ri ka identifikuar një substancë në pijet me kafeinë që ndihmon në parandalimin e disa efekteve të dëmshme për mbipeshën.

Substanca "Cholorgenic acid", ose "CGA", në masë të madhe ka reduktuar rezistencën ndaj insulinës dhe akumulimi i yndyrave në mëlçinë e minjve, të cilët ishin të ushqyer në një mënyrë të caktuar. Minjtë kishin aplikuar një dietë për 15 javë, me ushqim yndyror, gjatë të cilës shkencëtarët në universitetin e Gjeorgjisë kishin injektuar minjtë me substancën. Ata kishin vërtetuar se kjo substancë, jo vetëm se ishte efektive në parandalimin e shtimit të peshës, por edhe kishte mbajtur në gjendje normale nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)