Proteinat janë kyçe për humbjen në peshë

  • 06 tetor 2019 - 09:57
Proteinat janë kyçe për humbjen në peshë

Nëse dëshironi të hiqni qafe kilogramët shtesë, paraprakisht duhet të keni kujdes se çfarë konsumoni. Shumica e njerëzve pa probleme fillojnë t'i heqin kilogramët shtesë kur shtojnë proteinat, sepse trupit i nevojitet më shumë kohë të dekompozojë, të tretë dhe përdorë proteinat, që do të thotë se me vetë këtë trupi shpenzon më shumë kalori.

Periudha më e gjatë kohore për dekompozim të një substance ushqyese do të thotë ndjenjë më e gjatë e ngopjes. Këtë nuk mund ta arrini përmes karbohidrateve të thjeshta dhe yndyrave. Një studim ka treguar që konsumimi i proteinave është kyç për përshpejtimin e punës së metabolizmit. Mënyra se si metabolizmi juaj punon në masë të madhe varet edhe prej peshës që do të humbni dhe nëse do ta mbani atë vitalitet të arritur.

Proteinat janë të rëndësishëm për ndërtimin e masës muskulore. Sa më shumë masë muskulore të keni, trupi shpenzon më shumë kalori. Nëse me të vërtetë dëshironi të humbni në peshë, atëherë duhet ta përqendroni vëmendjen në konsumimin e proteinave. Për ta ditur se sa shumë proteina duhet të konsumoni, duhet ta dini se cilat prej proteinave i nevojiten trupit tuaj. Disa ushqime, që janë midis burimeve më të mira të proteinave, janë: mishi pa dhjam, bizelja, bishtajoret, vezë dhe prodhimet e qumështi.

(Kosova Sot Online)