6 përbërës, të cilët rrezikojnë shëndetin tuaj

  • 07 October 2019 - 12:47
 6 përbërës, të cilët rrezikojnë shëndetin tuaj

Ushqimi nuk ndikon vetëm në dukjen,por edhe në mënyrën se si mendoni,silleni dhe si ndiheni.Një numër i madh i ushqimeve mund të shkaktojë kaos të vërtetë në organizëm.Si rezultat i kësaj mund të shfaqen ndryshime të shpejta në disponim,lodhje,ankthe dhe depresion. Ju sjellim gjashtë përbërës që duhet t'i shmangni,nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe gjithmonë mirë të disponuar Përdorimi i amoksicilinës shkakton diarrenë? Përzierja nga drithërat, që pastron gjakun dhe përmirëson tretjen 6.

MIELLI I BARDHË

Tash e një kohë dihet që mielli i bardhë nuk është ushqim aq i shëndetshëm sa mendohej për organizmin e njeriut. Për fat të keq shumë prodhues e vendosin në supat e gatshme, sallata dhe ngjashëm. Pasi që mielli posedon vlerë të ulur ushqyese, është përplot glukozë, prandaj edhe sasia më e vogël mund të shkaktojë ndryshime në disponim. Zgjidhja: Ushqimin nga mielli i bardhë shmangeni. Në vend të kësaj zgjidhni drithërat integrale që nuk përmbajnë gluten.

NGJYRA E KUQE PËR USHQIM

Ky përbërës është njëri ndër më të pranishmit në ushqim dhe pije dhe përdoret për forcimin e ngjyrës dhe shijes. Mund ta hasni në pijet energjike, çips, ushqime të ndryshme të grimcuara. Por, mos lejoni t'ju mashtrojë shija dhe dukja "tërheqëse". Zgjidhja: Mos u mashtroni. Rrini larg ushqimeve të kuqe.

VAJI I HIDROGJENIZUAR

Këto janë lloje të papërpunuara të vajit, të cilat përdoren në mënyrë që prodhimeve t'jua shtojë afatin e zgjatjes. Po ashtu ndikojnë në krijimin e yndyrave trans. Shkaku i tyre shtohet niveli i kolesterolit në gjak dhe nxitet shtimi i padëshiruar në peshë. Zgjidhja: Sa më të shkurtër që një prodhim e ka afatin, ai prodhim është më i mirë për shëndetin tuaj. Zgjidhni vajin, afati i të cilit kalon brenda një apo dy javëve.

ASPARTAMI

Aspartami është ëmbëltues artificial, i cili përdoret si zëvendësim për sheqer në disa lloje të ushqimit dhe të pijeve. Nëse mendoni se jetoni jetën të shëndetshme duke mos përdorur sheqerin, mashtroheni. Aspartami është kemikat që shkakton dhimbje koke, probleme me tretje e madje shkakton dështimin e disa organeve. Zgjidhja: Nëse në produkt shkruan se nuk përmban sheqer (sugar free), me siguri e përmban këtë ëmbëltues të rrezikshëm.

NGJYRA E VERDHË PËR USHQIM

Organizmi i njeriut nuk është krijuar që të tretë dhe shkrijë kemikatet, e kjo vlen sidomos për ngjyrën e verdhë në ushqime. Më së shpeshti e hasim në keksë, pijet joalkoolike dhe bonbonet prej gome. Me shtimin e tepërt të këtij aditivi, ushqimet dhe pijet marrin ngjyrë të verdhë. Zgjidhja: Nëse produkti është tepër i verdhë, shmangeni. Gjithmonë kini kujdes kur hani ushqim dhe ëmbëlsira që kanë ngjyrë artificiale.

SHEQERI

Sheqeri gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet e paketuara dhe të papërpunuara, si çipsat, salcat, lëngjet e pemëve, flluskat dhe pijet energjike. Sheqeri shpeshherë "kamuflohet" nën emrat, si: deksteroza, fruktoza, shurupi i misrit, laktoza dhe saharoza. Problemet e shpeshta shëndetësore që i shkakton sheqeri janë: diabeti, problemi me gjëndrat tiroide, depresioni dhe mbipesha. Zgjidhja: Kur keni dëshirë të hani diçka të ëmbël, merrni një pemë. Shmangni lëngjet e papërpunua a dhe vendosni për ushqime organike.

(Kosova Sot Online)