Largimi i tubave fallopiane zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga kanceri i vezoreve

  • 08 October 2019 - 09:15
Largimi i tubave fallopiane zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga kanceri i vezoreve

F emrave që kanë vendosur të mos kenë më fëmijë, duhet t'u ofrohet mundësia për largimin e tubave fallopiane, pasi që kjo në mënyrë dramatike zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga kanceri ovarial. Kjo procedurë e thjeshtë do të mund të kryhej shpejt dhe është e barabartë me një lloj kontrolli rutinë gjinekologjik.

Por, efekti mund të jetë shumë i madh, duke ndikuar në masë të madhe në reduktimin e rrezikut për t'u prekur nga kanceri i vezoreve. Kjo është një formë e rrezikshme e kancerit që prek pothuajse dy të tretat e femrave midis moshave 40 dhe 50 vjeçe . Kanceri i vezoreve prek pothuajse 7.000 femra në vit, duke vrarë më shumë se 4.000 prej tyre. Specialistët në Kolegjin Mbretëror tashmë po bëjnë thirrje për mbrojtjen e femrave duke larguar tubat fallopiane, aty ku kanceri i vezoreve fillon në më shumë se 70 për qind të rasteve.

Femrat që janë në rrezik për t'u prekur nga kjo sëmundje, si masë parandaluese sugjerohen të largojnë tubat fallopiane dhe vezoret po ashtu. Ky lloj i kancerit prek femrat, sidomos pas moshës 60 vjeçe, pa marrë parasysh nëse kanë pasur një person me histori të ngjashme të këtij lloji të kancerit në familje.

(Kosova Sot Online)