Konsumoni shëndetshëm për jetë më të gjatë

  • 08 October 2019 - 09:32
Konsumoni shëndetshëm për jetë më të gjatë

Mënyra e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme ndikon edhe në faktin se sa gjatë do të jetojmë. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet më të shëndetshme dhe vetitë e tyre shëruese.

ANTIOKSIDUESIT DHE PLAKJA

Hani ushqime të pasura me antioksidues, në mënyrë që të ndihmoni luftimin e radikalëve të lirë - molekulat jostabile të oksigjenit, që përshpejtojnë procesin e plakjes. Antioksiduesit mund t'i gjeni në perimet me ngjyrë. Në mënyrë që ta parandaloni rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, hani së paku pesë porcione në ditë me fruta dhe perime.

VETITË SHËRUESE TË VAJIT TË ULLIRIT

Vaji i ullirit është yndyrë e shijshme, që në mënyrë pozitive ndikon në kujtesë. Substanca e gjetur në vajin e ullirit, oleokantoli, lufton inflamacionet dhe prodhon efekte të ngjashme sikurse edhe ibuprofeni. Një studim i bërë te burrat ka vërtetuar se vaji i ullirit ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë që pastron muret e enëve të gjakut.

VETITË SHËRUESE TË MANAFERRAVE

Manaferrat janë burimi më i mirë për antioksidues. Dredhëzat dhe boronicat janë vetëm dy nga shembujt më të mirë se si manaferrat janë të pasura me polifeneole. Këto substanca të fuqishme ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe sëmundjeve degjeneruese në tru. Edhe manaferrat e ngrira po ashtu posedojnë polifenole.

PSE PESHKU ËSHTË USHQIM PËR TRU?

Erëzoni sallatën tuaj me tunë apo salmon në vend se ta bëni me mish pule. Peshku për një kohë të gjatë quhet "ushqim për tru" sepse aminoacidet prej tij janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor. Ngrënia e peshkut dy herë në javë po ashtu ul rrezikun për t'u prekur nga demenca.

FASULET PËR FIBRA

ushqime të pasura me fibra, katër herë në ditë madje. Fibrat mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, përmirësojnë kolesterolin, parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Pasi që ushqimet me fibra ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë, kjo dietë ndikon që të humbni në peshë.

VLERA E PERIMEVE

janë të pasur me fibra, fitonutriente dhe përplot me minerale dhe me vitamina që mund t'ju mbrojnë prej sëmundjeve kronike. Perimet me ngjyrë të gjelbër të mbyllët, posedojnë vitamina K, të cilat ndikojnë për eshtra të fortë. Patatet dhe karotat janë të pasura me vitamina A, që ndihmojnë për sytë dhe lëkurën, që të jenë më të shëndetshme.

(Kosova Sot Online(