Një gramë kurkumë për kafjall përmirëson kujtesë

  • 09 October 2019 - 15:00
Një gramë kurkumë për kafjall përmirëson kujtesë

Konsumimi i vetëm një grami të kurkumës për kafjall përmirëson kujtesën, është ky rezultat i hulumtimeve bëra në Tajlandë. Në hulumtimin e bërë nga ekspertë dhe shkencëtarë ndërkombëtarë kanë marrë pjesë meshkujt dhe femrat më të vjetër se 60-vjeçarë, te të cilët ishte diagnostikuar diabeti dhe kanë ardhur në përfundim se konsumimi i një grami të kurkumës në kafjall përmirëson kujtesën dhe ul rrezikun për t'u prekur nga diabeti, në faza të hershme. Kujtesa e pjesëmarrësve është testuar para dhe pas konsumimit të kurkumës, e përfundimi ishte se ata që kishin përdorur kurkumën gjatë kafjallit kishin kujtesë më të mirë në krahasim me ata që nuk e kishin konsumuar këtë erëz.

Rezultatet e studimit ishin botuar në revistën "Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition". Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se personat që vuajnë nga diabeti dhe janë në fazën e mesme të sëmundjes ishin më të prirë për ta humbur volumin e trurit që sjell deri te humbja e aftësisë së mendimit. Kjo erëz ushqimeve dhe gjellëve ju dhuron ngjyrën e verdhë, por ka edhe shumë emra, me të cilët njihet si shafrani indian dhe rrënja e verdhë. 


(Kosova Sot Online)