A i keni ditur të mirat e xhenxhefilit

  • 09 tetor 2019 - 17:36
A i keni ditur të mirat e xhenxhefilit

Për mijëra vite me radhë, Arabët, Indianët, si dhe Aziatikët kanë shpallur xhenxheflin si mjet ushqyes dhe shërues. Kjo bimë tropikale që është e familjes së njëjtë të bimëve shafran indian dhe cardamom, ka qenë efikase në largimin e turbullimit në organizëm dhe vjelljes që shkaktohen nga sëmundjet e zakonshme apo ato të detit.

Duke ju falënderuar tregtisë, kjo traditë dhe bimë erdhi në Evropë. Siç thotë një fizicient I shekullit të 16-të: “Xhenxhefili i bën mirë barkut të prishur. ”Në familjen e barishteve nga viti 1814, fizicienti anglez Robert Thornton theksoi se “dy apo tre filxhana të mbushur plotë me xhenxhefil në mëngjes” do të lehtësojë tretjen për shkak se keni pirë shumë lëngje.

Hulumtimet bashkëkohore konfirmojnë që xhenxhefili zvogëlon ndjenjën e turbullimit të organizmit dhe vjelljes në shumë raste: sëmundjet e mëngjesit, disponimin pas operacionit kirurgjik, trajtimin me kimioterapi, sëmundjet që përbëjnë problemet me lëvizje.

Studimet nëse xhenxhefili parandalon sëmundjet me probleme të lëvizjeve janë paksa hutuese. Një studim ka gjetur se xhenxhefili është efikas njëjtë si dimenhidrati(dramamina) me pak efekte anësore. Studimet e tjera tregojnë se kur përzihet me medikamente kundër vjelljes dhe turbullimit të organizmit, zvogëlon edhe më tutje turbullimin e organizmit dhe vjelljes nga kemioterapia.

(Kosova Sot Online)