6 ushqimet që ju ngrohin më së miri gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës

  • 10 October 2019 - 08:56
6 ushqimet që ju ngrohin më së miri gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës

Organizmi i njeriut ndikon ndryshe në ditët e ftohta, prandaj është e nevojshme që ta përshtatni edhe ushqimin me temperaturat në rënie. Më së miri është të hani ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, sepse pos që e ngrohin organizmin, njëkohësisht edhe e mbrojnë prej sëmundjeve.



DRITHËRAT

Kjo është shujtë ideale për ditët e ftohta. Drithërat organizmit i sigurojnë dozën me fibra dhe me proteina, e më gjatë ju mban të ngopur. Drithërat janë të pasura me substanca që ulin nivelin e kolesterolit dhe ndikojnë mirë në shëndetin e zemrës, por edhe parandalojnë shfaqjen e infeksioneve të ndryshme.

FASULJA E ZEZË

Asgjë nuk ju ngroh më mirë se sa fasulja e zezë në ditët e ftohta. Pos që është i shijshëm, fasulja e zezë është edhe shumë i shëndetshëm. Përmban hekur, bakër, flavonoide dhe shumë vitamina. Për të gjitha këto fakte, fasulja e zezë ndikon mirë në organizmin e njeriut, duke e mbrojtur nga ftohjet por edhe nga sëmundjet, si kanceri.

GJELLË NGA KUNGUJT

Nëse keni mungesë të vitaminave A, kungulli është ushqimi i duhur për ju. Natyrisht, kungulli është i pasur edhe me vitamina të tjera, e të gjithë janë të rëndësishëm për mbajtjen e sistemit të fortë imun gjatë ditëve të ftohta, duke parandaluar gripin dhe ftohjet. Gjella nga kungulli është e shijshme dhe është mirë ta konsumoni më shpesh.

ARRAT

Vetëm një grusht me arra posedon dyfish më shumë antioksidues sesa secili fryt me lëvore të fortë. Përmban proteina, vitamina dhe minerale. Janë ushqim i grimcuar shumë i shijshëm, mund t'i shtoni edhe në shumë ushqime tjera, por edhe në ëmbëlsira. Mbrojnë organizmin nga efektet e dëmshme, ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës, dhe luftojnë ftohjen dhe gripin.

LAKRA E BRUKSELIT

Lakra e Brukselit është e pasur me vitamina. Në një gotë me lakër Brukseli ka rreth 26 për qind të dozës së nevojshme me vitamina A. Përmban vitamina C, kalcium dhe kalium. Është i pasur me antioksiduesin luteinë për të cilin studimet kanë vërtetuar se ju mbrojnë nga dëmtimet e syve. Lakra e Brukselit është ushqim dimëror, që ju ngroh në ditët e ftohta dhe ruan shëndetin.

MOLLËT

Mollët janë superpemë, për të cilat tash e disa vite dihet fare mirë se ndikojnë mirë në organizmin e njeriut. Një mollë përmban vitamina dhe minerale, e në bazë të shumë hulumtimeve të bëra është vërtetuar se ruan shëndetin e zemrës, ndihmon tretjen dhe parandalon zhvillimin e kancerit. Është e shijshme dhe detyrimisht ta mbani në menynë tuaj dimërore.

(Kosova Sot Online)