Pacientët me sëmundje autoimune shpeshherë nuk diagnostifikohen

  • 10 tetor 2019 - 09:08
Pacientët me sëmundje autoimune shpeshherë nuk diagnostifikohen

Në Evropë ekziston një numër i madh i njerëzve që posedojnë imunoglobulinën G4, të pazbuluar (IgG4) - sëmundje kjo, e cila nëse nuk shërohet, me kalimin e kohës çon deri te dëmtimi i organeve vitale. Në pyetje është sindroma, e cila mund t'i prekë pothuajse të gjitha organet.



Zbulimi dhe shërimi i "IgG4" - kërkon disiplinë, e sidomos punë ekipore. Në botë, sëmundja e imunoglobulinës si sëmundje lidhëse është zbuluar në vitin 2003 dhe mjekët shpjegojnë se atë kohë ishin vërtetuar që antitrupat "IgG4" janë të pranishëm te pacientët, deri atëherë të shëruar me diagnoza të ndryshme. Ata janë shëruar si pacientë me infeksione akute të organeve të ndryshme, nga gjëndrat tiroide e deri te mushkëritë, veshkat, muskujt e zemrës, derisa ishte vërtetuar dhe zbuluar se e gjithë kjo vjen si pasojë e manifestimit të një sëmundjeje, e cila posedon karakter sistematik.

(Kosova Sot Online)