Aleatët kundër kokëdhimbjeve

  • 10 October 2019 - 09:11
Aleatët kundër kokëdhimbjeve

Shkaktar i kokëdhimbjeve është kombinimi i grumbullimit të stresit psikologjik, por edhe të asaj që e quajmë stres organik.

Nëse shpesh ballafaqoheni me dhimbje koke përdorni disa nga llojet e çajit apo përzierjen e tyre, një deri dy herë në ditë Çaji nga hithrat - pastron gjakun, i ndihmon mëlçisë t'i largojë helmet, ndihmon në largimin e substancave të dëmshme, forcon pasqyrën e gjakut.



Çaji nga rozmarina - qetëson organizmin, ngrit disponimin, ndikon mirë në zvogëlimin e stresit dhe sekreton serotoninën. Çaji nga kopra - ndihmon në tretjen e duhur të ushqimit. Çaji nga kamomili - qetëson tensionimet, relakson sistemin tretës.

Çaji nga majdanozi - ndikon si laksativ, ndihmon në punën e mëlçisë dhe rregullon shtypjen e gjakut. Porosi: Çajin ta konsumoni në mëngjes, në lukth të zbrazët! 

(Kosova Sot Online)