Melhemi kundër dhimbjeve menstruale

  • 10 tetor 2019 - 14:52
Melhemi kundër dhimbjeve menstruale

Nëse jeni një nga ato femrat që kanë menstruacione me dhimbje dhe vuajnë nga ngërçet me dhimbje, atëherë provojeni këtë melhem të cilin mund ta përgatisni vetë, që lehtëson dhimbjet.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

7 gramë dyllë; 19 gramë vaj shafrani; 40 pika vaj eterik të trumzës; 30 pika vaj eterik të mentës; 20 pika vaj eterik të kajsisë; 20 pika vaj eterik të specave pikantë; 6 pila vaj eterik të livandës.

PËRGATITJA:

Dyllin dhe vajin e përzieni në një enë edhe më pas i lini në avull të treten dhe i bashkoni. I hiqni nga avulli, shtoni vajrat eterikë, i përzieni dhe e lini të ftohet. Derisa është e lëngshme, masën e hidhni në një enë prej qelqit dhe e lini të forcohen. E përdorni duke e aplikuar në hapësirat ku ndjeni dhimbje dhe ndjeni ngrohtësi dhe lehtësim.

(Kosova Sot Online)