Përgatiteni vetëm bombën me vitamina, gripi dhe ftohjet nuk ju bëjnë gjë

  • 10 October 2019 - 14:54
Përgatiteni vetëm bombën me vitamina, gripi dhe ftohjet nuk ju bëjnë gjë

Për ta forcuar sistemin imun, do të duhet të keni së paku katër shujta në ditë, sipas mundësive së paku një shujtë duhet të jetë e zier dhe të zgjidhni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, nga lakrat turshi deri te mandarinat. Por, janë të paktë ata që kanë kohë për diçka të tillë. Pos se nuk mund të flini, ushqimi i njëllojshëm e dobëson aftësinë e organizmit që të luftoni sëmundjet, e në sezonin me grip dhe ftohje, më së shumti konsumoni ushqime me vitaminë C dhe zink. Kjo recetë për bombën me vitamina ju ndihmon që muajt e ftohtë t'i kaloni në shëndet dhe disponim më të mirë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

100 gramë rrush të thatë, 150 gramë arra, 100 gramë badem, lëngun dhe lëvoren nga 2 limonë, 100 gramë kajsi të thata, 100 gramë kumbulla të thata, 250-300 gramë mjaltë.

PËRGATITJA:

Bluani rrushin, arrat, bademin dhe lëvoret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, i përzieni dhe hidhni kumbullat dhe kajsitë e thata. Përzieni, shtoni mjaltin dhe përzieni përsëri. E vendosni në një kavanoz të pastër, e lini në një vend të errët, e më pas e ruani në frigorifer. 

(Kosova Sot Online)