Jo vetëm që na trashë, por na bën edhe depresivë

  • 11 October 2019 - 09:09
Jo vetëm që na trashë, por na bën edhe depresivë

Sheqeri është i ëmbël, por pasojat e tij për organizmin tonë nuk janë aspak të tilla. Sipas një studimi të ri, sasitë e tepërta të sheqerit nuk shkaktojnë vetëm mbipeshë, por edhe depresion, ankth dhe stres. Përdorimi i një diete të pasur me fruktozë në moshë të adoleshencës, vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe depresionin, thonë shkencëtarët.

Ai po ashtu ndryshon mënyrën sesi truri reagon ndaj stresit. Fruktoza është një sheqer që gjendet natyrshëm në pemë dhe perime, por po ashtu u shtohet edhe ushqimeve dhe pijeve të përpunuara, duke filluar nga biskotat, e deri te akullorja.

Shkencëtarët kanë konstatuar se fruktoza duket të ketë lidhje me epidemitë serioze të botës moderne, si kancerët, sëmundjet e zemrës, shtypja e lartë e gjakut, dëmtimi i veshkave, diabeti i tipit II, bile edhe demenca. Tani, shkencëtarët thonë se fruktoza po ashtu stimulon rrugët nervore në tru, të cilat ndikojnë në atë sesi reagojmë ndaj stresit. 

(Kosova Sot Online)