Ndërrimet e natës dhe mbipesha

  • 11 October 2019 - 09:12
Ndërrimet e natës dhe mbipesha

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Kolorados besojnë se kanë zbuluar pse personat që punojnë në ndërrim të natës, janë më të prirë që të shtojnë në peshë. Revista shkencore "Proceedings of the National Academy of Sciences" shkruan sesi shkak i kësaj dukurie nuk është marrja më e madhe e ushqimit, por djegia më e ngadalshme e kalorive gjatë natës.



Sipas fjalëve të kërkuesve shkencorë, konsumimi i ushqimit gjatë natës ka ndikim negativ në metabolizmin natyror dhe në të ashtuquajturën, orë të brendshme të organizmit, duke rritur kështu rrezikun për paraqitjen e peshës së tepërt trupore.

Këto rezultate janë fituar duke përcjellë pjesëmarrësit në studim, të cilët merrnin sasinë e njëjtë të ushqimit dhe kishin një aktivitet të njëjtë, në fillim gjatë ditës, e në pjesën e dytë të studimit edhe gjatë natës. E vetmja gjë që është vërejtur se kishte ndryshuar, ishte zvogëlimi i harxhimit të energjisë gjatë orëve të natës, thonë shkencëtarët.

(Kosova Sot Online)