Ja si të mos helmoheni me mish të pulës

  • 11 October 2019 - 18:04
Ja si të mos helmoheni me mish të pulës

Nëse nuk doni që të helmoheni, atëherë më së miri është që mishin e pulës ta ngrini sapo ta blini, e më pas ta shkrini menjëherë para se ta përdorni. Gjashtë nga dhjetë pula që shiten në dyqane, përmbajnë baktere potencialisht të rrezikshme, të cilat e dëmtojnë shëndetin e më shumë se gjysmë milioni të njerëzve në botë, çdo vit.

Prodhuesit e ushqimeve, por edhe ata që merren me ruajtjen e tij, tani e disa dekada e dinë se kamiplobakteri - grumbulli i baktereve që shkaktojnë helmim - lidhet me mishin e pulës. Organizata angleze për shëndet publik ka apeluar te të gjithë qytetarët që duhet t'i kushtojnë kujdes ruajtjes së shëndetit të tyre, ashtu që mishin e pulës, nëse e blejnë të freskët, ta ngrijnë menjëherë, duke e shkrirë vetëm atëherë kur mendojnë ta hanë, respektivisht ta pjekin. Ngrirja e mbron mishin e pulës nga shumimi dhe përhapja e baktereve të dëmshme për organizmin e njeriut. "Besojmë se ngrirja ndikon edhe në zvogëlimin e pranisë së kampilobakterit për 90%", thekson dr. Frieda Jorgensen.

(Kosova Sot Online)