Kujdes nga pastrimi i borës!

  • 11 October 2019 - 18:06
Kujdes nga pastrimi i borës!

E nde nuk dihet se sa borë do të ketë sivjet, por ajo që dihet është se shumë njerëz vdesin çdo vit gjatë pastrimit të borës. Në Kanada lajme të tilla ka thuajse çdo dimër. Kardiologu Barry Franklin thotë se numri i njerëzve që vdesin duke hequr borë, mund të jetë edhe dyfish më i madh. "Besoj se, si pasojë e heqjes së borës nga njerëzit, çdo vit vdesin me qindra njerëz", thotë je Franklin, drejtor i kardiologjisë preventive dhe kardiorehabilitimit në spitalin "William Beaumont" në Miçigan.

Të dhënat tregojnë se të rinjve, gjatë pastrimit të borës, iu përshpejtohet pulsi dhe iu rritet shtypja e gjakut, më shumë sesa kur të vrapojnë në shiritin lëvizës. "Kur kjo të kombinohet me ajrin e ftohtë, i cili i tkurrë enët e gjakut, duke zvogëluar qarkullimin e gjakut, atëherë krijohen kushtet ideale për paraqitjen e infarktit të zemrës", thotë Franklin. Që gjërat të jenë edhe më të këqija, në të shumtën e rasteve bora hiqet midis orës 6 dhe 10 të mëngjesit, kur njeriu edhe ashtu është më i prirë për të pësuar infarkt. Doktor Franklin thotë se pastrimi i borës është aq i rrezikshëm, sa që nuk ua preferon personave më të vjetër se 55 vjet.

(Kosova Sot Online)