Ndryshimet në flokë tregojnë problemet shëndetësore

  • 12 October 2019 - 09:00
Ndryshimet në flokë tregojnë problemet shëndetësore

Nëse e keni vërejtur se cilësia e flokëve tuaj ka ndryshuar, kjo mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore

FLOKËT E THARË QË THYHEN

Flokët mund të thyhen apo të jenë të tharë, shkaku i përdorimit të tepruar të pajisjeve të ndryshme për kujdes ndaj flokëve, por mund të jetë edhe shenjë dehidrimi. Flokët tepër të tharë mund të jenë simptomë e problemeve me gjëndrat tiroide.

BOKTHI

Zbokthi në lëkurën e kokës duket si problem që zgjidhet lehtë. Mirëpo, kjo mund të jetë edhe shenjë e imunitetit të dobësuar.

THINJAT E HERSHME

Personat që në të njëzetat fillojnë të thinjen, duhet menduar për gjenetikën. Por, stresi dhe mënyra e ushqimit po ashtu mund të ndikojnë.

(Kosova Sot Online)