Ushqimi i grimcuar që mbron zemrën dhe lufton kundër sëmundjeve të rrezikshme

  • 12 October 2019 - 09:04
Ushqimi i grimcuar që mbron zemrën dhe lufton kundër sëmundjeve të rrezikshme

Shumica e njerëzve nuk e di që kokoshkat ulin rrezikun për t'u prekur nga sulmi në zemër dhe kanceri, e vetëm 30 gramë janë baras sa një porcion ditor me oriz integral apo makarona integrale", thekson Kathrin Collins. Kokoshkat përmbajnë tri herë më shumë fibra se sa sasia e njëjtë me fara të lulediellit, prandaj edhe ndiheni më gjatë të ngopur.

Pos se rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, ulin sasinë e kolesterolit të dëmshëm në gjak dhe posedojnë një dozë të madhe me vitamina B. Hulumtimi i publikuar në "American Chemical Society" sugjeron se dobitë e duhura shëndetësore të kokoshkave fshihen në sasinë e madhe befasuese të polifenoleve, të cilët shkatërrojnë radikalet e lira - kemikatet e dëmshme që shkaktojnë sëmundjet, si problemet në zemër dhe kanceri.

(Kosova Sot Online)