Ofrohet zgjidhja për shërimin e kancerit të pankreasit

  • 12 October 2019 - 15:11
Ofrohet zgjidhja për shërimin e kancerit të pankreasit

Në publikimin "online" të revistës mjekësore "Cancer Discovery", ekspertët i kanë përshkruar hapat molekularë që janë të nevojshëm në mënyrë që qelizat acinare që gjenden në pankreas - qeliza këto që lirojnë enzimat tretëse - vijnë në gjendjen parakanceroze të lezioneve. Në fakt, disa prej këtyre lezioneve mund të shndërrohen në kancer. "Kanceri i pankreasit zhvillohet prej këtyre lezioneve, kështu që, nëse zbulojmë se si shfaqen këto lezione, mund ta parandalojmë komplet zhvillimin e kancerit", thekson udhëheqësi i studimeve, Peter Storz.

Nevoja për tretmanë të rinj dhe parandalimin e këtij lloji të kancerit është gjithnjë e më i fortë, marrë parasysh faktin se kanceri i pankreasit është njëri ndër llojet më agresive të kancerit te njerëzit, e simptomat nuk dallohen derisa kanceri të mos jetë në fazën e përparuar. Ekspertët kanë vëzhguar qelizat e pankreasit me mutacionin gjenetik, të ashtuquajtur "Kras". "Kras" prodhon proteinën, e cila rregullon ndarjen e qelizave, e gjeni shpeshherë pëson mutacion në forma të ndryshme të kancerit. Më shumë se 95 për qind e të prekurve nga ky kancer posedojnë mutacionin "Kras", prandaj ekspertët në detaje kanë përshkruar mënyrën se si qelizat acinare me mutacionet "Kras" janë transformuar në tubthat e qelizave me përbërësit e ngjashëm si qelizat. 

(Kosova Sot Online)