Ja si të mbeteni gjithmonë vitalë

  • 13 October 2019 - 08:46
Ja si të mbeteni gjithmonë vitalë

Ushqimi mesdhetar, që nënkupton konsumimin e vajit të ullirit, peshkut, pemëve dhe perimeve, paraqet preparatet më të mira në luftën kundër mbipeshës, konsiderojnë shkencëtarët. Në studimin e publikuar në "Postgraduate Medical Journal", shkencëtarët pohojnë se ushqimi mesdhetar në afat shumë të shkurtë kohor mund ta ulë rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru dhe se është ideal për të gjithë ata që duan të heqin qafe kilogramët shtesë.

Shkencëtarët pohojnë se faktet shkencore në të mirë të aplikimit të këtij lloji të ushqimit janë më shumë se evidente. "Është përgjegjësi jona t'u tregojmë njerëzve se sa e shëndetshme është kjo mënyrë e të ushqyerit", pohojnë ata.

(Kosova Sot Online)