5 ilaçet natyralë kundër të djegurave në gjoks

  • 14 October 2019 - 09:12
5 ilaçet natyralë kundër të djegurave në gjoks

Dhimbjet dhe të djegurat në gjoks mund t'i hiqni në mënyrë të lehtë, përmes preparateve natyrale. Kjo djegie manifestohet edhe me dhimbje në stomak. Ja disa prej mënyrave natyrale për ta shëruar këtë problem.

SODA E BIKARBONIT

Soda e bikarbonit është një ndër ilaçet më efikase kundër djegies në gjoks, apo urthit. Shtoni një lugë sodë bikarboni në një gotë me ujë, e përzieni dhe e pini. Mund t'i shtoni edhe disa pika limoni.

MENTA

Menta është mjaft efikase në largimin e urthit, sepse ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në zbutjen e dhimbjeve në stomak. Shtoni gjethet e bluara të mentës në një gotë me ujë të vluar. E lini të qëndrojë për 30 minuta dhe çajin e pini disa here në ditë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili i freskët ndikon në masë të dyfishtë ndaj urthit - duke thithur thartirën tepricë në lukth dhe ndihmon në qetësimin e nervave që shkakton djegia. Xhenxhefilin mund ta shtoni në gjellë si erëz, të pini çaj apo ta hani të freskët. Çaji nga xhenxhefili përgatitet duke shtuar një lugë xhenxhefil të freskët në ujin e vluar. Prisni disa minuta dhe e pini pijen që shëron.

UTHULLA

Uthulla, sidomos ajo e mollës, mund të ndikojë në parandalimin e thartirës në lukth. Mjafton që para shujtës ta pini një gotë ujë, në të cilën keni hedhur një lugë të vogël me uthul të mollës.

(Kosova Sot Online)