6 Ushqimet e dëmshme për stomakun dhe belin tuaj

  • 14 October 2019 - 09:30
 6 Ushqimet e dëmshme për stomakun dhe belin tuaj

Edhe pse disa nga ushqimet e përmendura janë të shëndetshme, ato nuk janë zgjedhja e duhur për belin tuaj, sepse ndikojnë keq në sistemin tuaj tretës, duke shkaktuar fryrje dhe rritje të stomakut.

KARBOHIDRATET E DËMSHME

Ekzistojnë karbohidrate të shëndetshme dhe të dëmshme. Në fakt, ushqimi i pasur me karbohidrate të dëmshme mund ta çrregullojë florën e zorrës, e kjo mund të shkaktojë infeksione të ndryshme. Ushqimet që përmbajnë karbohidrate të tilla janë buka dhe pjekurinat, keksët, orizi i bardhë, makaronat dhe drithërat.

YNDYRAT E DËMSHME

Janë tri lloje të yndyrave, që ndërlidhen me infeksionet e zorrëve dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në krijimin e shtresave dhjamore përreth belit dhe stomakut: acidet trans, yndyrat e ngopura dhe aminoacidet omega-6. Mishi, qumështi me yndyrë, vaji i sojës, misrit dhe lulediellit janë disa nga ushqimet që posedojnë këto vajra.

QUMËSHTI DHE USHQIMET E TJERA, TË CILAT PËRMBAJNË LAKTOZË

Shumë njerëz nuk e durojnë laktozën, e disa nuk e dinë se organizmi nuk ua toleron. Nëse ndjeni pengesa në lukth sa herë që konsumoni qumësht dhe prodhimet e qumështit, gjasat janë të mëdha që nuk e duroni laktozën, që mund të shkaktojë komplikime të shumta në zorrë dhe fryrje. Disa nga simptomat janë ngërçet në stomak, diarre, fryrje dhe mundim.

QEPA, HUDHRA DHE USHQIMET E NGJASHME ME FIBRA

Ekzistojnë fibra të caktuara, të cilat trupi ynë nuk mund t'i tretë, sidomos atëherë kur i konsumojmë në mënyrë fare të pakontrolluar e si pasojë e kësaj shkaktohen fryrje në stomak. Ushqimet e tilla janë të pasura me substancën fruktana, e me të pasura janë: elbi, drithi, qepa, hudhra, si dhe në disa bishtajore, si fasulja dhe soja.

FASULJA DHE FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Fasulja dhe frutat me lëvozhgë të fortë, si fëstëkët dhe arrat indiane, janë të pasura me enzima, të cilat trupi i njeriut e ka të vështirë t'i tretë, e si pasojë e kësaj vështirësie në tretje shfaqen fryrje në stomak dhe lirohen gazra.

ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË DHE NATYRALË

Ëmbëltues të caktuar artificialë dhe natyralë, që i hasim nëpër ëmbëlsira, trupi ynë e ka të vështirë për t'i tretur, prandaj shkaktohen fryrje dhe gazra. Mollët, manaferrat, nektarinat, dardhat, kërpudhat dhe bizelja janë disa nga ushqimet që në vete përmbajnë ëmbëltues natyralë. Izomalti, manitoli dhe polidekstroza janë ëmbëltues artificialë, që shkaktojnë të njëjtat simptoma.

(Kosova Sot Online)