Mos e hidhni lëvoren e mandarinës, ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet

  • 14 October 2019 - 15:13
Mos e hidhni lëvoren e mandarinës, ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet

Mandarinat janë pemë të shkëlqyeshme, që shumica prej nesh i pëlqen. Janë shumë mënyra, në të cilat mund t'i përdorni lëvoret e mandarinës, e ne ju sjellim dy prej tyre. Ju mundon kolla apo dhimbjet e fytit, ja çfarë duhet bërë. T'i bluani 50 gramë lëvore të mandarinës dhe t'i vëni në kavanoz. Lëvoret e bluara t'i përzieni me një gotë vodkë me 40 për qind alkool. Kavanozin ta mbyllni mirë dhe e lini të qëndrojë për një javë në vend pa dritë. Më pas, ta hani nga një lugë pas ushqimit, e më pas ta hani dhe një lugë mjaltë.

LËVOREN E MANDARINËS MUND TA PËRDORNI EDHE SI DESERT PËRBËRËSIT:

500 - 600 g mandarina, 300 - 400 ml ujë, 1 lugë kripë, 350 g sheqer

MËNYRA E PËRGATITJES:

Qëroni mandarinat dhe ruani lëvoret. Lëvoret i vendoni në enë, ju shtoni 300 - 400 mililitra ujë dhe një lugë kripë. I zieni së bashku. Kur të kenë vluar ujin e derdhni, por lëvoret i ruani. Ajo mënyrë largon shijen e hidhur të lëvoreve. Lëvoret më pas i preni në rriska të holla. Në një enë tjetër përzieni 350 gramë sheqer dhe 350 mililitra ujë dhe lini të zihen, e sheqeri të shkrihet. Shtoni lëvoret dhe vloni derisa të fitohet një masë homogjene. Lëvoret t'i thani, ju shtoni sheqer, dhe janë të gatshme për ëmbëlsirë.

(Kosova Sot Online)