Pas të gjashtëdhjetave duhet të hani çdo tri-katër orë

  • 15 October 2019 - 09:27
Pas të gjashtëdhjetave duhet të hani çdo tri-katër orë

Të moshuarit mbi 60 vjeç, sidomos femrat, shpenzojnë më shumë kalori se sa që marrin. Për këtë arsye trupi lodhet më shpejt, kështu që duhet ekuilibruar ushqimin me nevojat, e rol të rëndësishëm luajnë edhe ushtrimet. Pas të gjashtëdhjetave metabolizmi ngadalësohet, por mund ta përshpejtoni me shujta më të vogla, çdo tri-katër orë. Por, mos aplikoni dieta të ndryshme, sepse vetëm sa mund ta ngadalësojnë metabolizmin.

Me rëndësi që pas të gjashtëdhjetave, sidomos femrat, të konsumojnë ushqime të pasura me kalcium. Për eshtra të shëndoshë, por edhe dhëmbë, pos kalciumit nevojitet edhe vitamina D, e cila mundëson mbajtjen e ekuilibrit midis kalciumit dhe fosforit.

(Kosova Sot Online)