Testi i ri përmes frymëmarrjes për zbulimin e diabetit tipi 1

  • 15 October 2019 - 11:06
Testi i ri përmes frymëmarrjes për zbulimin e diabetit tipi 1

T esti i frymëmarrjes do të mund t'i zbulonte shenjat e hershme të diabetit, tipi 1, në fëmijë shumë kohë më parë para se ata të shfaqin simptomat e para, pohojnë shkencëtarët. Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit janë duke zhvilluar një pajisje që mund ta mbani në dorë, e cila shumë shpejt mund të identifikojë sëmundjen autoimune, duke shpëtuar kështu shumë jetë. Sikurse diabeti tipi 2, diabeti tipi 1 nuk shkaktohet prej mënyrës dhe stilit të jetës apo mënyra e të ushqyerit.

Gjendja, e cila mendohej se ishte gjenetike, do të thotë se trupi nuk mundet ta prodhojë insulinën e tij, duke ndaluar me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi i tyre i ri do të ndihmojë në zbulimin e gjendjes shumë më herët dhe do ta zvogëlojë normën e fëmijëve që bien në një gjendje të dëmshme diabetike të quajtur "ketoacidosis" , që dërgon në komë apo vdekje. Hulumtuesit kanë zbuluar te fëmijët me diabet një kemikat që frymën e tyre e bën të ketë aromë të dardhës. Megjithëse kjo nuk mund të zbulohet nga vetë dora e njeriut, ata kanë zhvilluar një test i cili dallon kemikatin në frymën e fëmijëve, duke rezultuar me zbulim të hershëm për problemet e mundshme në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)