Mungesa e gjenit që 'nxit autizmin'

  • 15 October 2019 - 11:09
Mungesa e gjenit që 'nxit autizmin'

Autizmi mund të shkaktohet si pasojë e një gjeni që mungon. Ekipi i shkencëtarëve në Universitetin e Lidsit kanë vendosur të hulumtojnë gjenin "neurexin-II", pasi që në hulumtimet e kaluara është vërtetuar se njerëzit e diagnostikuar nuk e kishin këtë gjen. Hulumtimi kishte filluar te minjtë laboratorikë dhe ishte zbuluar te këta minj se mungesa e këtij gjeni kishte shkaktuar simptoma të ngjashme sikurse njerëzit e prekur me autizëm, përfshirë mungesën e shoqërimit apo interesimin për minjtë e tjerë. Dr. Steven Clapcote, nga Universiteti i Lidsit, i cili kishte udhëhequr me studimit, thotë: 'Në aspektet e tjera, këta minj po funksiononin në mënyrë krejt normale. Mungesa e gjenit të caktuar ngjasonte shumë me simptoma të caktuara të autizmit'. Studiuesit po ashtu kishin shikuar se në çfarë mënyre mungesa e gjenit "neurexin-II" kishte ndikim në tru.

'Ne po ashtu kemi zbuluar që minjtë e prekur kishin nivele më të ulëta të proteinës "Munc18-1" në tru', thotë bashkautori i studimit dr. James Dachtle. "Munc18-1" zakonisht ndihmon në lirimin e neurotransmetuesve, kemikate që marrin shenja në boshllëqet midis qelizave në tru, të quajtura sinapsa. Studimi ishte publikuar në revistën "Translational Psychiatry". 'Kjo është mahnitëse sepse tani kemi një kafshë model, për ta hulumtuar trajtimin e ri për autizëm', thonë shkencëtarët.

(Kosova Sot Online)