Përdorimi i teknologjisë lidhet ngushtë me ankthin, stresin dhe depresionin

  • 15 October 2019 - 12:50
Përdorimi i teknologjisë lidhet ngushtë me ankthin, stresin dhe depresionin

Sipas hulumtimeve të publikuara në revistën “NeuroRegulation”, përdorimi i tepërt i telefonave të mençur nuk është më ndryshe sesa çdo lloj tjetër i abuzimit me substanca. Përdorimi i telefonave të mençur lidhet me ankthin, vetminë dhe depresionin.

Sipas ekspertëve, një prej arsyeve prapa rritjes së shkallës së depresionit në botën moderne është për shkak të përdorimit të tepërt të telefonave të mençur. Kjo është një prej arsyeve se përse Franca e ka kuptuar rëndësinë e ndalimit të telefonave në shkolla dhe pjesa tjetër e botës ka filluar ta ndjekë këtë trend.

Telefonat e mençur kanë informacione interaktive, qasje në internet dhe ju nxisin që të qëndroni tërë kohën në rrjete sociale e kjo shkakton stres. Pastaj shpie në ankth dhe eventualisht në depresion. Hulumtimi po ashtu thotë se, Facebook-u ndikon në shëndetin tuaj duke shkaktuar depresion. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Çështja e pëlqimit (opsionit ‘Like’) ju vë në stres.

Sapo postoni diçka, foto apo video, ju vazhdimisht kontrolloni pëlqimet dhe kur njerëzit nga të cilët prisni reagim nuk e pëlqejnë apo komentojnë postimin tuaj, kjo ju shkakton stres.

(Kosova Sot Online)