Urina shpeshherë ndryshon ngjyrën, kuptojeni domethënien!

  • 15 October 2019 - 14:55
Urina shpeshherë ndryshon ngjyrën, kuptojeni domethënien!

Ngjyra e urinës mund të jetë indikator i disa sëmundjeve të rënda, prandaj hapni sytë. Urina e errët - zakonisht është shenjë se nuk keni konsumuar sasi të duhur të lëngjeve, derisa ajo me ngjyrë të kthjellët vërteton të kundërtën.

Ngjyra e zbehtë - Me ju është krejt dhe gjithçka në rregull. Kjo është ngjyra më e dëshiruar e urinës. Edhe ajo e zbehtë në të verdhë është e dëshiruar.

Ngjyra e errët e verdhë - Gjithçka është në rregull, por se ju mungojnë më shumë lëngje, që mund ta përmirësoni. Ngjyra e mjaltit - Pason dehidrimi. Organizmit tuaj urgjent i nevojiten lëngje.

Ngjyra ezmere -Ose keni probleme me mëlçinë, ose jeni të dehidruar. Nëse ngjyra nuk ndryshon pas konsumimit të lëngjeve. Vizitojeni mjekun!

Ngjyra rozë - Mund të jetë si pasojë e konsumimit të caktuar të ushqimit, si për shembull panxharit. Nëse nuk keni konsumuar diçka të ngjashme, keni gjak në urinë. Vizitojeni mjekun, sepse mund të keni probleme me veshkat.

Ngjyra e portokalltë - Është shenjë se keni probleme me mëlçinë. Urina me shkumë - zakonisht është pasojë e mosshkuarjes në tualet, apo nganjëherë mund të jetë shenjë e sëmundjes së veshkave apo konsumimit të tepërt të proteinave. 

(Kosova Sot Online)