Ju bien flokët? Hani këto ushqime!

  • 15 October 2019 - 14:58
Ju bien flokët? Hani këto ushqime!

Rënia e flokëve nuk është aspak e këndshme. Për t'i mbajtur flokët të shëndoshë, kujdes mënyrën e të ushqyerit. Vitaminat dhe mineralet kyçe mund të ndikojnë në rritjen e flokëve. Në vijim ju sjellim regjistrin e ushqimeve që do të duhej t'i konsumoni, e që parandalojnë rënien e flokëve.

AMINOACIDET OMEGA 3

Aminoacidet omega 3 i nevojiten trupit për ndërtimin natyral të qelizave në trup, ndihmojnë në mbajtjen e përqendrimit dhe kujtesës më të mirë, por janë të pazëvendësueshëm për shëndetin e flokëve. Trupi nuk i prodhon vetë, prandaj konsumoni tunë, peshk të kaltër, lakër jeshile dhe fruta me lëvore të fortë.

PROTEINAT

Në masën më të madhe flokët përbëhen prej proteinave. Prandaj, është me rëndësi t'i konsumoni ushqimet që posedojnë sasi të mjaftueshme të proteinave. Hani mish dhe peshk, jogurt grek, fasule, vezë, sojë dhe lakër jeshile.

HEKURI

Asgjë pa hekur. Hekuri sjell oksigjenin te të gjitha qelizat dhe është i pazëvendësueshëm në procesin enjë qarkullimi të mirë të gjakut. Hekurin do ta gjeni te ushqimet si perimet me gjethe të gjelbër, drithërat, fasulja.

VITAMINAT C DHE A

Vitaminat C dhe A do ta mbajnë ekuilibrin e qimeve dhe sekretimin e tepërt të gjëndrave yndyrore. Rregullisht hani patate, perime me gjethe të gjelbra, spinaq dhe karota. Tullacërinë mund ta shkaktojë edhe mungesa e magnezit dhe selino.


(Kosova Sot Online)