6 mënyra të lehta për ta përmirësuar shëndetin për çdo ditë

  • 16 October 2019 - 10:42
6 mënyra të lehta për ta përmirësuar shëndetin për çdo ditë

Shprehitë e përditshme mund ta përmirësojnë jetën, forcojnë sistemin imun dhe ta pastrojnë organizmin prej helmeve.

LIMONI PASTRON HELMET NGA ORGANIZMI

Shëndeti ndërtohet për çdo ditë, e mund ta forconi me fshehtësi të thjeshta. Sugjerohet që çdo mëngjes të pini një përzierje të ujit me limon, sepse ky kombinim simulon sistemin tretës dhe punën e mëlçisë. Limoni ndihmon në pastrimin e helmeve, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet.

KANELLA RREGULLON SHEQERIN NË GJAK

Në ushqimin tuaj të përditshëm sugjerohet të shtoni kanellë. Kjo erëz rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq dhe trigliceridet. Pos kësaj, kanella përmirëson oreksin dhe lehtëson tretjen. Mund ta shtoni në flluska dhe në salcën e mollës.

FRUTAT ME LËVORE TË FORTË E RUAJNË ZEMRËN DHE OFROJNË ENERGJI

Ushqimeve të grimcuara vështirë t'u bëhet ballë, por nutricistët këshillojnë që në vend të çipsave dhe keksëve të përcaktoheni për fruta me lëvore të fortë. Janë të pasura me fibra dhe ofrojnë ndjenjë më të gjatë për të qenë të ngopur.

ÇAJI I GJELBËR PASTRON MËLÇINË DHE RUAN TRURIN

Çaji i gjelbër ndikon mirë në krejt organizmin, sidomos në mëlçinë, duke e mbrojtur prej helmeve. Ky çaj parandalon mbajtjen e helmeve dhe nxit hedhjen e tyre prej organizmit. Antioksiduesi katehinë ruan shëndetin e organeve dhe parandalon grumbullimin e yndyrave. Është zëvendësim i mirë për kafenë sepse stimulon, e më së miri ë është ta pini gjatë gjithë ditës.

SALLATA PARA DARKËS PARANDALON NGRËNIEN E TEPËRT

Darkën më së miri do të ishte ta filloni me sallatë, sepse kështu do të konsumoni më shumë pemë dhe perime se zakonisht, pohojnë ekspertët. Pas kësaj mund të kaloni në ushqimin kryesor. Kjo taktikë e parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit.

KAMOMILI PËRMIRËSON GJUMIN

Çaji nga kamomili, pos se ndihmon te fryrjet dhe kapsllëku, përmirëson edhe gjumin. Ndikon si reagues, zvogëlon proceset infektuese dhe forcon sistemin imun. Sugjerohet ta pini atë ngrohtë, sepse varianti i ftohtë mund të ketë efekt të kundërt.

(Kosova Sot Online)