Ja si duhet të veproni nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur…

  • 16 tetor 2019 - 12:18
Ja si duhet të veproni nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur…

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, një në dhjetë persona ndihen të lodhur përgjatë gjithë ditës. Kjo gjendje ndonjëherë mund të vijë pa ndonjë arsye të dukshme, por ekspertët po hedhin disa fakte befasuese për rolin që luajnë dietat. Ato janë shkaktaret më të shpeshta të mungesës së hekurit, duke bërë që gjithmonë që jemi duke u treguar të kujdesshëm me ushqimin të ndihemi të lodhur.

Mungesa e hekurit është më e zakonshmja në botë. Më shumë se 30% e popullsisë së botës është anemike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Një sondazh në Britani ka zbuluar se 48% e vajzave të moshës 11-18 vjeç, 27% e grave të moshës 19–64 vjeç dhe gati një në dhjetë djem të moshës 11-18 vjeç kanë konsum të ulët hekuri. Kjo mungesë duket të jetë një efekt shkatërrimtar në nivelet e energjisë.

Ekspertët besojnë se rritja e konsumit të hekurit mund t’ju japë më shumë energji, edhe nëse niveli i hemoglobinës (pjesa e kuqe e qelizave të gjakut që mbart oksigjen) janë në nivel të ulët. Gazeta Mjekësore Britanike thotë se mungesa e hekurit mund të jetë shkaku kryesor i lodhjes, veçanërisht në mesin e grave që kanë lindur disa fëmijë.

Sipas një Ankete Kombëtare në Britani, 5% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç kanë anemi me mungesë hekuri, por gati 24% kanë nivele të ulëta hekuri. Në mesin e grave nga 35 deri në 49 vjeç, 4.8% kanë anemi me mungesë hekuri, por afro 12.5% kanë nivele të ulëta hekuri. Anemia dhe nivelet e ulëta të hekurit janë të rralla tek djemtë dhe burrat nën moshën 64 vjeç, por kanë rreziqe domethënëse për ata mbi moshën 65 vjeç.

A do të thotë kjo që duhet të merrni doza hekuri nëse ndiheni të lodhur? Jo domosdoshmërish, por është e rëndësishme të vizitoni dhe të kërkoni një diagnozë pasi është e mundur të keni mungesë hekuri.

A mund të shkaktojë lodhje mungesa e vitaminave të tjera?

Vitamina D: Një e pesta e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ka nivele të ulëta të vitaminës D. Simptomat përfshijnë lodhjen. Vitamina D merret nga rrezet e diellit.

Zinku: Fëmijët 11-18 vjeç mund të kenë shumë pak zink, por mungesa serioze është e rrallë. Kini kujdes me shtesat, pasi marrja e tepërt e zinkut mund të çojë në anemi.

Vitamina A: Një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve të moshës nga 11 deri në 18 vjeç konsumojnë nën sasinë e rekomanduar të vitaminës A. Sidoqoftë lodhja nga mungesa e kësaj vitamine është e rrallë.

Nëse ndjeheni të lodhur gjithmonë këshillohuni me mjekun. Por duhet të flisni gjithashtu me mjekun tuaj para se të merrni doza vitaminash shtesë, pasi edhe kjo mund të rezultojë e dëmshme.

(Kosova Sot Online)