Lëngu nga patatja, ilaçi kundër sëmundjeve të rënda

  • 16 October 2019 - 14:58
Lëngu nga patatja, ilaçi kundër sëmundjeve të rënda

Përbërësit e dobishëm të patates së papërpunuar që moti njihen në mjekësinë popullore, por megjithëkëtë ekzistojnë mendime se nuk duhet të konsumohet i papërpunuar. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një mit, sepse në formën e papërpunuar patatja është shumë e shëndetshme. Lëvroja e patates së shëndoshë, e rritur në mënyrë organike, nuk përmban kurrfarë substance të dëmshme për shëndetin. Lëngu i patates është i shëndetshëm në shërimin e gastritit, njërës nga sëmundjet më të përhapura. Duhet të merrni një lugë të lëngut të patates me pak ujë, para shujtës. Në terapinë kundër të thatit në lukth dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore për çdo ditë sugjerohet marrja e gjysmë decilitri lëng të patates në lukth të zbrazët dhe e njëjta sasi gjysmë ore para drekës dhe darkës. Lëngu nga patatja ka efekt të mirë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe në shërimin e sëmundjeve të mushkërive dhe organeve për frymëmarrje.

PËRGATITJA E LËNGUT

Është shumë e thjeshtë ta përgatitin lëngun e patates. Paraprakisht pastrojeni mire pataten, hiqni pjesët e gjelbra nga lëvorja. Më pas e imtësoni, e vendosni më së miri në blendrer dhe e shtrydhni për lëng. Lëngun gjithmonë ta konsumoni të freskët, e nëse dëshironi t'ia rregulloni shijen, përziejeni me pemë dhe perime.


(Kosova Sot Online)