Pse e hamë ushqimin që e kemi urryer si fëmijë?

  • 17 October 2019 - 09:08
Pse e hamë ushqimin që e kemi urryer si fëmijë?

Derisa kalojnë vitet dhe ne plakemi, në mënyrë progresive ne humbim pjesë të shqisës sonë të shijes dhe aromës. Së pari shkojnë ato pjesë që na ndihmojnë të dallojmë shijen dhe aromën.

E nga ato që na ndihmojnë të dallojmë shijen, të parat që zbehen janë ato që na bënin të mos pëlqejmë disa ushqime të caktuara, të cilat në kohën e fëmijërisë kanë qenë më aktive dhe më të zhvilluara. Shumë më vonë në jetë ne fillojmë të humbasim pjesët që na ndihmojnë të shijojmë ushqimet tona të preferuara, të cilat do të na duken të rëndomta dhe të pashije në atë kohë. Ndërkohë në mes të këtyre dy periudhave gjendet ajo 'epoka e artë' e ushqimit për ne. Shijojeni derisa keni ende kohë.

(Kosova Sot Online)