6 super-ushqimet për shëndet dhe bukuri

  • 18 October 2019 - 09:38
6 super-ushqimet për shëndet dhe bukuri

LAKRA JESHILE

Është burim për vitamina A, C, mangan dhe përmban edhe fibra, kalcium, bakër, vitamina B6 dhe kalium. Ky kombinim me vitamina, minerale dhe fitonutriente e bën lakrën jeshile një ndër ushqimet më të shëndetshme. Ju sugjerohet atyre që vuajnë nga diabeti dhe ndikon mirë në sistemin kardiovaskular. Fibrat ushqyese nga lakra jeshile ndërlidhen me largimin nga trupi të substancave kancerogjene, duke parandaluar kancerin në zorrë të trashë.



UJI ME LIMON

Dihet që vitamina C ndikon fort në luftën kundër plakjes dhe radikaleve të lira. Si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda uji i limonit e pastron lëkurën. Le t'ju bëhet jo një shprehi në mëngjes që të pini ujë me limon dhe me kohë lëkura do t'ju shkëlqejë. Uji i ngrohtë me limon pakëson thartirën në lukth dhe përshpejton punën e traktit digjestiv.

VEZËT

Dihet që vezët janë me vlerë ushqyese që përmban sasi të lartë të proteinave, por pak kalori. Të bardhët e zezës konsiderohet si burim ideal me proteina, pasi që përmban të gjitha aminoacidet esenciale. Vezët paraqesin burim të mirë me luteinë, hekur, vitamina B2, acid folik, vitamina D dhe E. Hekuri në vezë ju sugjerohet atyre personave që kanë probleme me mungesën e hekurit në trup.

AVOKADO

Avokado posedon sasi të lartë të fibrave bimore, nuk ka natrium as kolesterol, e përmban rreth 20 përbërës esencial ushqyese - mes të tjerash është i pasur me kalium, aminoacide omega 3, vitaminat A, C, D, E dhe K dhe vitaminat e grupit B. Pos aminoacideve të dobishme, kësaj i ndihmon edhe sasia e madhe e vitaminave E, për të cilën është vërtetuar se mund të neutralizojë radikalet e lira.

QUMËSHTI I BADEMIT

Një nga më të shëndetshmit në botë, e mund ta përgatisni edhe në shtëpi dhe atë për një kohë shumë të shkurtër. Konsumimi i bademit zakonisht sugjerohet në rast të kapsllëkut, çrregullimit në punët e organeve të frymëmarrjes, kollës, dhimbjeve në zemër, anemisë, impotencës dhe sëmundjes së sheqerit. Janë burim për vitamina E, kalcium, fosfor, hekur, magnez dhe vitamina B6.

VAJI I ULLIRIT

Falë sistemit të vet të ekuilibruar, vaji i ullirit luan rol mbrojtës në luftën kundër plakjes së enëve të gjakut, mbron lukthin dhe mëlçinë. Nxit rritjen gjatë fëmijërisë, zgjat jetëgjatësinë dhe dhuron shije të këndshme ushqimit. Ky vaj është i pasur me klorofil dhe me karotenoidet, që shërbejnë si antioksidues natyral.  

(Kosova Sot Online)