Pankreasi artificial pompon më mirë në menaxhimin e diabetit, tipi 1

  • 18 October 2019 - 09:43
Pankreasi artificial pompon më mirë në menaxhimin e diabetit, tipi 1

S tudimi i parë në botë për të krahasuar tri mënyra të shpërndarjes së insulinës për ta kontrolluar nivelin e glukozës te pacientët me diabet, tipi 1, ka ardhur në përfundim që dy versionet e një pankreasi artificial punën e bëjnë më mirë sesa terapia konvencionale me pompë.

Diabeti është një çrregullim, kur trupi nuk mund të prodhojë apo përdorë insulinën - një hormon ky që nevojitet për konvertimin e glukozës nga ushqimi në energji për qelizat.



Diabeti, nëse nuk trajtohet, çon në sasi të lartë të glukozës në gjak, që në afate të gjata kohore shkakton dëmtime të organeve, përfshirë humbjen e shikimit dhe dështimin e veshkave. Pankreasi përgjigjet duke prodhuar gjithnjë e më shumë insulinë, por kjo nuk mjafton dhe glukoza shtohet.

Njerëzit me diabet, tipi 1, kërkojnë insulinë, ata me tipin 2 mund të marrin medikamente orale, por mund të kërkojnë insulinë. Pankreasi artificial në mënyrë automatike rregullon nivelin e insulinës në linjë me nivelin e glukozës.

Studimi ishte bërë për ta krahasuar efektivitetin e dy versioneve që një pankreasi të jashtëm artificial me terapinë e pompimit të insulinës në ndihmë për pacientët me diabet, tipi 1, që ta kontrollojnë nivelin e tyre të glukozës.

(Kosova Sot Online)