Ushqimet që mund t'i hani me lëvore

  • 18 October 2019 - 16:36
Ushqimet që mund t'i hani me lëvore

Të gjithë ekspertët sugjerojnë ta shtoni konsumimin e pemëve dhe të perimeve. Në këtë mënyrë do ta përmirësoni shëndetin tuaj dhe shumë më lehtë do ta ruani vitalitetin. Por, duhet ta dini se disa ushqime më mirë është t'i hani së bashku me lëvore, pasi që ajo përmban substanca që përfundimisht i përshtaten organizmit tuaj.

PATATJA

Rreth 20 për qind e vlerave ushqyese, siç janë vitaminat e grupit B, mineralet e ndryshme, gjenden në lëvoren e patates. Mjafton t'i pastroni patatet dhe nuk keni pse t'i qëroni.

PATËLLXHANI

Lëvorja e patëllxhanit përmban antioksidues të fortë që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe shenjat e para të plakjes.

TRANGUJT

Edhe pse për shumicën e nejçëve lëvorja e trangullit nuk është edhe aq e shijshme, është mirë ta hani kohë pas kohe, sepse përmban antioksidues dhe fibra që ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve gjatë tretjes.

KAROTA

Derisa i pastroni mirë dhe si duhet, nuk keni pse t'i qëroni. Të gjithë antioksiduesit që i hasim në karota gjenden pikërisht në lëvoren e saj dhe menjëherë përfundi saj.

MOLLËT

Lëvoren e mollës disa njerëz me vështirësi e tretin, por kjo ndodh se është plot me fibra, që nxitin punën e sistemit tretës. Lëvorja e mollës përmban kuercetinë, vitamina C dhe substanca që ndihmojnë në parandalimin kancerit.

(Kosova Sot Online)