Përgatiteni çajin për qetësim

  • 18 October 2019 - 16:42
Përgatiteni çajin për qetësim

Njerëzit shpeshherë pa nevojë hidhen pas tabletave për qetësim, megjithëse janë të vetëdijshëm se organizmit i shkaktojnë dëm dhe efekte të dëmshme anësore. Nutricistët e njohur kanë përpiluar këtë recetë me përbërës natyralë që ndikojnë mirë në relaksimin e organizmit, ulin shtypjen e lartë të gjakut.

Përbërësit:

- Dy gota të mëdha çaj nenexhiku, dy gota të mëdha çaj kantarioni, dy gota të mëdha çaj kamomili, dy pjesë xhenxhefil, 4 qepë të kuqe të bluar në blender. Imtësojeni mirë qepën e kuqe dhe të gjithë përbërësit i zieni në një litër ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta. Ta konsumoni midis shujtave, disa herë në ditë. Kjo është një lloj përzierje e llojeve më të shëndetshme të çajit për organizmin e njeriut në përgjithësi. Kjo recetë ndikon më së miri në relaksimin e nervave, por edhe në largimin e stresit dhe depresionit në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)